Në kërkim turisti që meditonte i zhveshur në tempullin Hindu, teksa pretendonte se ishte ‘pronar i tokës’ (fotot)

05/10/2023 16:30

Një turist është regjistruar duke medituar gati i zhveshur pranë një tempulli te shenjte indonezian, duke qëndruar me sy mbyllur në pozicionin ‘lotus’, e duke shkaktuar zemërim të gjerë në komunitetin vendas.

Një gjueti ka nisur tashmë për burrin e meditonte i zhveshur në tempullin e besimit Hindu në ishullin indonezian të Bali.

Çështja mori vëmendje të gjerë kur pamjet u shpërndanë nga influencuesi vendas Ni Luh Djelantik, ku shihet turisti që mediton pranë tempullit, teksa në disa komente në anglisht jepet konteksti çështjes shqetësuese.

Por një  reagim ka ardhur nga burri në video, i cili thotë se i është dhënë një mbulim i qëllimshëm negativ, pasi ishte lejuar të meditonte aty dhe se toka ku po qëndronte ishte “teknikisht e tija”.

Ai shtonte se teksa ishte me pushime në Bali kur një fermer orizi që ishte në veshtirësi financiare i kishte lënë tokën “si garanci për një hua që ai i kishte dhënë”.

Medituesi argumentonte më tej: “Ne ramë dakord se ai linte tokën e tij si ‘kolateral’ për huanë që unë po i jepja, dhe fermeri nuk kishte arritur të bënte në kohë pagesat prandaj toka është teknikisht e imja”.

Më tej medituesi justifikohej: “Kështu që kur të tjerët thonë se po meditoj i zhveshur në tokë të shenjtë e kanë gabim, sepse po e bëj në tokën time”.

Por kreu vendor i emigracionit Tedy Riyandi tha se e kishin identifikuar burrin dhe po hetojnë në detaje incidentin sado qesharak per nga pretendimet e turistit.

Bali tërheq miliona turistë të huaj çdo vit mbështet te të ardhurat e tyre, por gjithnjë e më shumë po raportohet për sjellje problematik ose të papërgjegjshme të vizitorëve të rinj që nuk respektojnë traditat dhe besimet e vendit.

Sipërmarrësja e njohur vendase Xhelantik shkruante mbi çështjen: “Të huajt që nuk respektojnë tokën tonë duhet të dinë se kjo është shtëpia jonë, jo e tyre, si ata që bëjnë foto të zhveshur me pemët apo tempujt, duke mos respektuar traditat e kulturën tonë”.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA