Policia e Kosovës ka njoftuar se po kryen kontrolle në pesë vende në tri komunat në veri të Kosovës.

Në njoftimin e policisë thuhet se këto operacione po zhvillohen lidhur me ngjarjet e fundit në fshatin Banjskë, ku në sulm mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Sipas burimeve për Top Channel, dyshohet se këto kontrolle janë zhvilluar në pronat e udhëheqësit të grupit që sulmoi Policën e Kosovës, Milan Radojiçiç. Gjithashtu bëhet e ditur se këto kontrolle u zhvilluan në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë. Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim. Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”, thuhet në njoftim.

Sulmin e së dielës e kanë dënuar institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare.

 

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA