Një grup festuesish gjermanë kanë ngjallur zemërim në rrjet pasi një video i tregon ata duke kryer përshëndetjen naziste në një event të festivalit të birrës Oktoberfest, teksa dëgjonin këngë lavdie për “Rajhun e Tretë”.
Video ka në qendër tre burra dhe një grua të veshur me kostume tradicionale bavareze që në mënyrë të përsëritur ngrejnë krahun e djathtë në përshëndetjen naziste, duke kënduar lirikat e këngës ‘Erika’ të kompozitorit Herms Niel.
Kënga është një himn ushtarak marshimi e publikuar në 1938 dhe e lidhur ngushtë me ushtrinë e ‘Wehrmacht’, forca e armatosur e Rajhut të Tretë.
Përshëndetja naziste konsiderohet shkelje kriminale në Gjermani, por burrio e bën atë rreth 14 herë në 16 sekonda, ndërsa gruaja shihet që ngre krahun shtatë herë.
Video ishte filmuar nga një dëshmitar që tha se ishte “shokuar” nga sjellja në barin e Oktoberfest në qytezën e Zieschützen pranë Dresden, të shtunën mbrëma.
Policia tha e po heton incidentin, ndërsa një zëdhënës tha për mediat: “Po hetojmë për simbole anti-kushtetuese të përdorura në publik dhe agjenci të sigurisë po marrin pjesë në hetim”.
Një nga organizatorët e festës Matthias Braune e distanconte veten nga veprimet.
Ai për të përditshmen Bild: Ne e distancojmë veten nga këta lloj vizitorësh, duam vetëm të festojmë një Oktoberfest normal”. Burri shtonte se kënga ‘Erika’, nuk është e ndaluar por nuk do të përdoret në evente të tjera.
Ligji në Gjermani thotë se përshëndetja Naziste apo simbolet e lidhura me nazizmin konsiderohen anti-kushtetuese dhe mund të dënohen me burg.
Herms Niel shkroi këngën Erika në vitin 1938 e cila ishte e lidhur me nazizmin dhe ushtarakët e Wehrmacht dhe Waffen-SS.
Top Channel