A është kërcënuar pas operacioneve të bujshme? Kryeprokurori Altin Dumani sqaron të vërtetën
28/09/2023 14:22
Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka reaguar për herë të parë për lajmet që qarkullojnë se është kërcënuar pas operacioneve të bujshme të verës.
Top Channel mëson se gjatë një takimi me dyer të mbyllura, Dumani ka mohuar lajmet, duke thënë se nuk është kërcënuar asnjëherë, madje as masat e sigurisë nuk janë shtuar.
“Nuk janë të vërteta lajmet që jam kërcënuar. Nuk jam kërcënuar asnjëherë, masat e sigurisë janë ato që kanë qenë”, – sqaroi Dumani para gazetarëve.
Pak kohë më parë në media u përfol se kryeprokurori lëvizte me automjet të blinduar dhe ishin shtuar masat e sigurisë pasi ishte kërcënuar.
Top Channel