Një 50-vjeçar është vënë në pranga për kultivim dhe shitje të kanabisit në një tokë në pronësi të tij në fshatin Kreshpan të Fierit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Implikimi”, janë ushtruar kontrolle në banesën e 50-vjeçarit Z.M, ku u gjetën dhe u sekuestruan 3100 fara të dyshuara kanabis. Në vijim, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 6 bimë të dyshuara kanabis, të cilat shtetasi Z. M. i kishte kultivuar në mes të tokës së tij të mbjellë me pemë frutorë, me qëllim fshehjen e tyre.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 24 vjeç, nipi i shtetasit Z. M., pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, teksa kryenin veprimet procedurale për arrestimin e 50-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel