Rekordet Guiness 2024 përfshijnë demin më të lartë, gruan që kërcen mbi kalë apo shtangistin më të stërvitur me paaftësi (fotot)

14/09/2023 15:23

Demi më i madh në botë, koleksioni i madh i lodrave apo gruaja që kërcen 13 herë mbi kurrizin e kalit ishin mes fituesve të këtij viti të çmimeve rekordi botëror Guinness për 2024.

Demi 13-vjeçar Tommy nga Massachusetts në SHBA ishte ylli i çmimeve me lartësinë e tij prej 1.85 cm.

Pronari i demit të racës së murrme zvicerjane e përshkruan atë si një gjigant shumë të dashur, që ha 13kg drithë dhe 31kg kashtë në ditë, si dhe pi rreth 100 litra ujë.

Demi i njohur në rrjete sociale si mamuthi i TikTok ka një numër të madh ndjekësish që e kanë bërë të famshëm.

Dane Amanda Staalsoe fitoi dy çmime për kërcimet e saj në kurrizin e kalit, ndërsa britaniku Simeon Graham, 15 vjeç mori çmimin për numrin më të madh të lodrave të xhonglerit  brenda një minute me pesë-gjashtë e shtatë objekte.

Ndërsa 18 vjeçari Tom Enoch, me sindromën Down i cili mban shumë çmime për kategorinë e tij mori çmimin për stërvitjen e njerëzve me paaftësi.

Ai ngriti 275 kilogramë për të fituar rekordin dhe kreu numrin më të madh të ulje-ngritjeve në 30 sekonda.

71 vjeçarja Ginny Macoll, nga SHBA, fitoi për konkurrimin në kompeticionet ninxha si atletja më e moshuar.

Amir Menendez, 14 vjeç nga Kalifornia fitoi për flokët më të mëdha në model afrikan.

Këtë vit raportohet se 30,000 aplikues dorëzuan arritjet e tyre nga të cilët u zgjodhën 2,638.

Rekordet e sivjetshme ishin 80 përqind kategori të reja ose të ndryshuara, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
3/9
Dane Amanda Staalsoe fitoi dy çmime për kërcimet e saj në kurrizin e kalit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA