25/11 22:20
Ambasadori amerikan në Rusi do të vizitojë Paul Whelan, një ish-marins amerikan i burgosur në Rusi për spiunazh.
Lajmi është konfirmuar nga ambasada amerikane në Moskë. 50-vjeçari, i cili ka nënshtetësi britanike, si dhe pasaporta amerikane, kanadeze dhe irlandeze, ka qenë në paraburgim në Rusi që kur u arrestua në një dhomë hoteli në Moskë më 28 dhjetor 2018.
Policia tha se e kapi në flagrancë me një memorie kompjuteri që përmbante një listë të agjentëve sekretë rusë.
Ai u dënua për spiunazh dhe u dënua me 16 vjet burg të sigurisë së lartë. Whelan dhe qeveria amerikane i kanë mohuar akuzat se ai është spiun.
Top Channel