Një zjarr për djegien e barishteve në lagjen “5 Maji”, në Elbasan, ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me pemë frutore.

Menjëherë pas njoftimit, Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku edhe është bërë identifikimi dhe arrestimi i 51-vjeçarit.

Shtetasi me inicialet A. B. dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barishteve, në pronën që e kishte në ruajtje, dhe si pasojë flakët janë përhapur edhe në sipërfaqen me pemë frutore.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA