25 minuta magjike! Shqipëria U21 thyen Rumaninë dhe konfirmohet në krye

12/09/2023 20:45

Shqipëria U21 realizoi një përmbysje emocionuese përballë bashkëmoshatarëve nga Rumania, duke fituar 3-2.

Ky ishte suksesi i dytë në po kaq ndeshje për kuqezinjtë e Alban Bushit në Grupin E të eliminatoreve të Euro 2025.

Pjesa e parë ishte e dyluftuar, por rastet munguan. Ndërkohë që fraksioni i dytë i takimit ishte i drithërues! Constantin Grameni dhe Andrei Borza kaluan rumunët në avantazh të dyfishtë.

Por, kuqezinjtë vendosën zemrën në fushë, nuk u dorëzuan dhe prodhuan 3 gola shumë të bukur. Me Cristian Shpendin, kapitenin Medon Berisha (eurogol) dhe Adrion Pajazitin që dhuruan emocione të paharrueshme në “Elbasan Arena”. Duke kompletuar një shtator fantastik kuqezi.

Euro 2025
U21, Grupi E 

SHQIPËRI-RUMANI 3-2 (Cristian Shpendi 63′, Berisha 71′, Pajaziti 88′ / Constantin Grameni 47′, Borza 58′)

88′ Goooooooooooool! Adrion Pajaziti merr një top nga Stiven Shpendi dhe e dërgon në rrjetë. Shqipëria në avantazh. 

83′ Shqipëria në kërkim të golit të fitores. Goditje të njëpasnjëshme, me fat rumunët.

71′ Gooool! Eurogol i kapitenit Medon Berisha. Shpërthen festa në “Elbasan Arena”.  

63′ Gooool! Asist i Medon Berishës, gol i Cristian Shpendit, i cili rihap takimin.

58′ Rumania realizon edhe golin e dytë. Me anë të Andrei Borza.

57′ Shans i artë për rumunët për të realizuar golin e dytë.

54′ Shqipëria në sulm. Stiven Shpendi rrotullohet bukur, por goditja e sulmuesit të Empolit përfundon ngjitur me shtyllën pingule.

49′ Kuqezinjtë pa fat. Medon Berisha ndalet nga traversa, mbrojtja rumune largon në vijën fatale gjuajtjen e Arda Kutulan!

47′ Rumania në avantazh 88 sekonda pasi nis fraksioni i dytë i takimit. Portieri Lilo nuk e shkelmon topin siç duhet, rumunët gjejnë golin me Constantin Gramenit.

37′ Gjuan me kokë Louis Munteanu pas një krosimi nga e majta, kontrollon gjithçka Klidman Lilo.

35′ Ndërhyrje e ashpër e Andrei Borza ndaj Medon Berishës. Kryesori kazak vendos ta rinisë lojën me një top të diskutueshëm për rumunët.

22′ Rumania pranë golit. Goditje e rrezikshme e kapitenit Louis Munteanu. Topi kalon ngjitur me shtyllën.

15′ Rumania i afrohet portës së Shqipërisë, por Andrei Borza gjuan keq.

4′ Stiven Shpendi niset nga mesi i fushës, por goditja e tij nuk ka forcën e duhur. Pret pa probleme Razvan Sava.

Top Channel