Fillon takimi bilateral i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski.

Takimi mbahet pas takimit multilateral në kuadër të procesit të Brdo Brijunit.

Më herët, Presidenca e Kosovës njofton se pas sesionit të përbashkët me liderë të rajonit, Osmani do të mbajë fjalim, dhe më pas do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.

Temat qendrore të takimit këtë vit janë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE, luftimi dhe zvogëlimi i pasojave nga ndryshimet klimatike në rajon, si dhe krijimi i kushteve për qëndrimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

Takimi i Brdo-Brijuni është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe të Sllovenisë dhe Kroacisë, e ku fokusi kryesor është në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në BE.

Top Channel