Sfida Shqipëri-Poloni, sekuestrohen kapsolla dhe flakadanë! Ishin fshehur mes flamujve, do futeshin në stadium

10/09/2023 13:43

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Poloni, një grup tifozësh kanë tentuar të fusin në stadiumin “Air Albania” një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike.

Tifozët kanë tentuar të fusin sendet e paligjshme në stadium mes flamujve dhe banderolave që shërbejnë për dekor.

Personat përgjegjës janë shoqëruar në komisariat ndërsa lëndët piroteknike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia thotë se të gjithë tifozët dhe sportdashësit, që kanë vendosur të ndjekin në stadium, ndeshjen e futbollit Shqipëri-Poloni, që në asnjë rast të mos mbajnë me vete, gjatë hyrjes në stadium, dhe që në asnjë rast të mos tentojnë të futin në stadium, sendet e mëposhtme: Flakadanë apo lëndë të tjera piroteknike, sende të forta dhe metalike, monedha dhe banderola me përmbajtje raciste ose diskriminuese.

Gjithashtu, Policia apelon që tifozët dhe sportdashësit, që do të ndjekin ndeshjen në stadium, të mos mbulojnë fytyrën që bën të pamundur identifikimin e tyre, si dhe të mos dëmtojnë në asnjë mënyrë ulëset apo pajisje të tjera në stadium.

Mosrespektimi i këtyre detyrimeve, nga shtetasit vendas apo të huaj, sjell sanksione penale konform ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA