Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Një ish-kërcimtare që besonte se kishte humbur “identitetin e saj profesional” pas lindjes së pesë fëmijëve, është kthyer tanimë në ‘bodybuilder’ teksa miqtë e saj nuk arrijnë të besojnë transformimin në fizikun e ri, me anë të dietës e stërvitjes.
38 vjeçarja Brenna Callahan, nga Kalifornia në SHBA, thotë se ndjehet sërish në formë shumë të mirë pas lindjes së fëmijëve të saj Keane, nëntë vjeç, Eire 7, Maeve, katr vjeçe, dhe binjakëve dy-vjeçarë Tag e Shaegh.
Brenna punonte si kërcimtare derisa mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të parë në moshën 28 vjeçare.
Ajo e la profesionin për t’u kujdesur për fëmijët por shpejt nisi të ndjehej se po humbiste veten, siç thotë gruaja.
“Pasi lindëm fëmijën e tretë me bashkëshortin Sean-Michael, nisa të ndjehen se identiteti im i ri ishte të isha një nënë, sepse isha e dobët dhe e pafuqishme”.
Në këtë kohë Brenna thotë se nisi të interesohej për ushqyerjen e shëndetshme dhe të stërvitej me instruktoren Michelle MacDonald.
Ajo nisi të rifitonte formën fizike dha tashmë konkurron në kompeticione ‘bodybuilding’ ndersa njerëzit nuk e besojnë kur ajo u thotë se ka pesë fëmijë.
“Tani kam një dietë rigoroze dhe stërvitem pesë herë në javë. Më duket se jam në formën më të mirë fizike të jetës time. Në dhjetor 2022 u bëra ‘bodybuilder’ profesioniste për kategorinë 35 vjece plus”, tregon Brenna duke shtuar se kërkon t’i dëshmojë nënave të tjera qe jeta nuk mbaron detyrimisht kur ato lindin fëmijë.
Ajo tashmë punon gjithashtu si terapiste fizike dhe ndjehet në kontroll të jetës së saj.
“Kam punuar shumë për këtë, por nuk hoqa dorë edhe pse jam gati 40 vjeçe apo pse njerëzit më paragjykonin sepse kisha pesë fëmijë”, thotë gruaja.
Brenna pranon se është detyruar të bëjë shumë ndryshime për t’u bërë ‘bodybuilder’, pasi kujdesja për pesë fëmijët i linte shumë pak kohë për veten. “Por nëse diçka është e rëndësishme për ju atëherë do ta gjeni kohën”, thotë ajo.
“Tani nuk më zgjojnë më fëmijët e mi por unë zgjohem para tyre. Shkoj në shtrat më herët që të kem më shumë kohë për ditën . Stërvitja më ka ndihmuar të gjej identitetin tim dhe të jem e kënaqur”, thotë gruaja, duke shtuar se tani nuk ka shumë kohë për të bërë flokët apo tualetin përveç rasteve të konkurrimit në sportin e ri .
Top Channel