Vajza e Schumacher zbulon aksidentin me kalë të babait të saj pak para tragjedisë në ski, tregon pasionin për kuajt që e ndihmuan të përballonte pasojat
Një tjetër iluzion optik kësaj here me tematikë nga muzika vjen për të sfiduar individët më ‘syshqiponjë’ të cilët duhet ë kërkojnë për një mikrofon të lënë diku mes kaosit që zakonisht shpaloset në një event muzikor.
Krijuesit e iluzionit në rrjetin Ticketgum, thonë se shikuesve iu duhet rreth 60 sekonda për të gjetur mikrofonin e braktisur mes sendeve, edhe pse disa më dembelë dorëzohen në kërkimin e tij.
Mikrofoni është ndoshta pajisja më e vogël mes objekteve të muzikës prandaj mos u dekurajoni nëse nuk e shihni.
Nëse ju pëlqeu loja, një tjetër gjëegjëzë e ngjashme vjen me insekte, që ka bërë shumë persona të kruajnë kokën nga habia.

Në këtë imazh lojtarë të duhet të gjejnë bletën thumbuese, por iluzioni duhet të zgjidhet brenda pesë sekondave për të vlerësuar një shikim të mprehtë, teksa hartuesit thonë se 50 përqind e pjesëmarrësve e kishin pikasur atë në kohën e kërkuar.
Bleta thumbuese ka një thumb në fund të të pasmeve të saj.

Nëse nuk jeni lodhur ende, atëherë përpiquni të gjeni pesë ndryshimet në këto dy imazhe të arinjve panda.
Megjithse mund të duket si një lojë fëmijësh, vërejtja e detajeve të fshehura kërkon përqendrim serioz.
Për përgjigjet klikoni në fotogalerinë e mëposhtme …
Top Channel