Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Vitin që shkoi piloti Otavio Augusto Munhoz da Silva u zhduk pa lënë gjurmë pas një aksidenti në pyjet e Amazonës, por mrekullisht u gjet gjallë pasi kishte mbijetuar për 13 ditë në botën e egër.
Tragjikisht duket se fati i tij i mirë ka mbaruar teksa raportohet se ka humbur jetën gjithashtu në një aksident ajror mbi Amazonë së fundmi.
Avioni i Munhoz da Silva është zhdukur kësaj here më 28 gusht dhe u shpall i zhdukur nga familjarët më 1 shtator.
Një operacion i gjerë kërkimi nisi, por 38-vjeçari u gjet rrjedhimisht i vdekur bashkë me avionin e tij të shkatërruar në Mucajai, në veri të Brazilit.
Zyrtarët kryen një autopsi para se t’i kthenin trupin familjarëve, të cilët e varrosën në qytezën e Londrina, në jug të Brazilit.
Familjarët e Otavio thanë se ai punonte si taksi private me avionin e tij, duke fluturuar shpesh mbi pyjet e dendura të Amazonës.
Policia tha se po heton shkaqet e përplasjes së fundit, që vjen 11 muaj pas zhdukjes herën e kaluar dhe se po heton për natyrën e mallrave apo personave që piloti transportonte.
Në përplasjen e 27 shtatorit 2022 ai u konsiderua i humbur nga autoritetet për 13 ditë, para se mrekullisht të gjendej në këmbë e duke ecur në pyjet e pamasa, në kërkim të ndihmës.
Asokohe autoritetet braziliane thanë se avioni i tij ishte gjetur në pyjet tropikale pranë lumit Mucajai River dhe se kishte shenja zjarri të qëllimshëm.
Nëna e Otavio, Maria Lucia Munhoz Silva tha asokohe: “Unë kisha besim se ai mund të mbijetonte, ai mbante gjithmonë një çantë me mjekime dhe ushqime me vete, lutjet e mia besoj se shpëtuan atëherë, nuk e di se sa vetë janë lutur për të, por isha e lumtur me lajmin e shpëtimit”.
Top Channel