Gruaja braktis Britaninë për të jetuar në shpellën 1000-vjeçare spanjolle me kafshë e lakuriqë (fotot)

07/09/2023 17:03

54 vjeçarja Matilda Kennard Troughton, po kërkonte një shtëpi në Spanjë ku të gjente pak paqe e qetësi dhe tani ndan shtëpinë e saj thuajse nëntokësore me kafshë të ndryshme teksa thotë se “nuk mund të jetë më e lumtur”.

Britanikja kërkonte të largohej nga shoqëria e konsumit e konkurrencës në vendin e saj dhe tani jeton bashkë me lakuriqë nate në shpellën e saj spanjolle të shekullit të 11-të.

Matilda nisi të kërkonte një shtëpi në Spanjë për t’i dhënë fund karrierës në shitjen e mobiljeve suvenireve, punë me të cilën ajo duhet të udhëtonte shpesh drejt Azisë.

Teksa kërkonte për një shtëpi në Spanjë rastësia e solli në një rajonin e Granada ku përfaqësuesit e agjencisë i treguan disa shtëpi derisa Matilda hasi te ‘bunkeri saj fshatar’.

“Ne kaluam në një luginë derisa arritën te një hyrje që dukej si derë garazhi para një kodrine. Dikush solli më vonë çelësat dhe unë rashë në dashuri me vendin”, tregon gruaja.

Shtëpia e gërmuar brenda gurit gëlqeror kërkoi 11-muaj rinovime për krijimin e dyshemeve, pajisjeve e lidheve elektrike, instalimet hidrosanitare dhe ato kuzhinës, thotë Matilda për rrjetin ‘Mapping Spain’.

Prona 245 metër katrorë është më e madhe nga sa Matilda ka nevojë për të jetuar kështu që ajo lejon që në katin e dytë të jetojnë lakuriqë nate.

Shtëpitë ‘shpellë’ janë një tipar i zakonshëm në zonë dhe janë jetuar prej gjeneratash, teksa familjet që zgjeroheshin thjesht gërmonin një tjetër dhomë në gur.

“Kafshët mund të jetojnë në dhomat e tyre të mbyllura dhe shpeshherë kanë një rrethim jashtë për të qëndruar në motin e ngrohtë. Të pasurit kishin shpella me hyrje më të mëdha të cilat kushtojnë më shumë për të gërmuar”, tregon Matilda.

Ato janë të pajisura me ngrohje nën dysheme dhe njihen për gjumin e rehatshëm, tregon Matilda. “Muret e gurit të dhoma kanë një ndjesi të veçantë qetësuese që të bëjnë të flesh mirë, është qetësi, errësirë dhe shumë dhoma gjumi nuk kanë dritare.”

Përveç lakuriqëve që ka në shtëpi Matilda mban gjithashtu një strehë për kafshë të ndryshme, si bufë ose zogj që kanë dhomat e tyre. Gruaja tregon: “Jam kujdesur për zogjtë gjithë jetën dhe shpesh më sillnin zogj të vegjël që kishin rënë nga foletë, për t’i rritur kur isha në Britani. Disa herë kam rritur dhe falkoj dhe shumica e tyre u rikthyen në botën e egër”.

FOTO GALERI
2/3
Prona 245 metër katrorë është më e madhe nga sa Matilda ka nevojë për të jetuar kështu që ajo lejon që në katin e dytë të jetojnë lakuriqë nate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA