Kuba në “blackout”, për të tretën herë ndërpritet energjia elektrike, sistemi energjetik sërish në kolaps
Pas Simone Inzaghit, Interi ka nisur punën për të rinovuar me një tjetër titullar.
Bëhet fjalë për Federico Dimarcon, i cili në dy sezonet e fundit është rritur ndjeshëm dhe është shndërruar në titullar të padiskutueshëm në krahun e majtë.
Kontrata e Dimarcos skadon në 2026-ën dhe anësori italian përfiton një pagë prej 1.8 milionë eurosh në sezon. Interi ka bërë ofertën e parë me kohëzgjatje deri në 2028-ën dhe pagë 2.5 milionë euro, ndërsa agjentët e mbrojtësit kanë kërkuar 3.5 milionë euro në sezon.
Distanca është e konsiderueshme, por vullneti i palëve për të vijuar bashkë rrugëtimin, mund të bëjë që marrëveshja të arrihet për një shifër të mesme. Interi synon që të marrë firmën e Dimarcos brenda muajit shtator dhe të blindojë krahun e majtë.
Top Channel