Rinia kuqezi premton shumë, Shqipëria U-19 shënon katër gola në debutimin europian
Infermieria e “Gjelave” është mbushur plot në prag të sfidës me Italinë. Plot 10 futbollistë janë jashtë për shkak të dëmtimeve, ndërsa në pikëpyetje është edhe kapiteni Kylian Mbappé.
Kombëtarja e Francës po përballet me një situatë alarmante në prag të përballjes me Italinë. Zinedine Zidane ka marrë një lajm të keq nga infermieria, ku aktualisht janë plot 10 futbollistë që vuajnë nga probleme fizike dhe nuk janë në dispozicion.
Lista e mungesave përfshin emra të rëndësishëm si William Saliba, Jules Koundé, Maxence Lacroix, Manu Koné, Ousmane Dembélé, Maghnes Akliouche, Esteban Lepaul, Pierre Kalulu, Marcus Thuram dhe Aurélien Tchouaméni.
Por shqetësimet nuk përfundojnë këtu. Në dyshim për ndeshjen është edhe Kylian Mbappé, i cili gjatë së mërkurës ka vijuar trajtimin mjekësor, pa iu bashkuar punës normale me skuadrën.
Një situatë që e vështirëson ndjeshëm punën e Zidane në prag të një sfide të rëndësishme. Franca rrezikon të zbresë në fushë pa një numër të madh futbollistësh, ndërsa mungesa e mundshme e Mbappé do të ishte një tjetër goditje për “Gjelat”. Dhjetë mungesa të konfirmuara dhe një pikëpyetje e madhe mbi kapitenin: Franca po numëron problemet para Italisë.
Top Channel