Lionel Messi “çon peshë” Princin Harry! Duka i Sussex i ngazëllyer ndjek ndeshjen e Inter Miami-t

04/09/2023 17:34

Princi Harry është kthyer sërish në zonën  e tij të rehatisë, dy ditë pasi u fotografua në gjendje miserable gjatë turnout të Beyoncé-s, “Rilindja”.

Duka i Sussex u pa tërësisht i buzëqeshur duke ndjekur një ndeshje të Inter Miami në Los Angeles FC të dielën. Harry u kap nga kamera duke buzëqeshur dhe duartrokitur në audiencë, ndërsa shihte Lionel Messin dhe shumë lojtarë që luftonin në stadiumin BMO.

Mbreti “i çmendur” pas futbollit veshi një kostum të zi dhe këmishë për të ndjekur ndeshjen. Meghan Markle nuk dukej se ishte e pranishme në ngjarjen sportive. Mirëpo, ylli i “Suits” ishte me Harryn dhe nënën e saj, Doria Ragland, në koncertin e Beyoncé të premten në mbrëmje, dhe prezencën e bëri me dije përmes rrjeteve të saj sociale.

Markle kërceu gjatë gjithë natës, duke respektuar kërkesën e Beyoncé për veshje të argjendtë gjatë pjesëmarrjes në koncert. Dukesha kishte veshur një fund të argjendi që shkëlqente dhe taka të ngjashme.

Sa i përket Ragland, 67-vjeçarja kishte veshur një bluzë ngjyrë metali, ndërsa Harry zgjodhi një këmishë gri dhe një xhaketë sportive. Kur fansa të tjerë të Beyoncé shkrepën pamje të treshes për të ruajtur momentin nga koncerti në kutinë e tyre të kujtimeve, ish-piloti ushtarak u kritikua ashpër në internet se pse po qëndronte me duart në xhepa dhe kontrollonte në mënyrë të përsëritur telefonin e tij gjatë kohës në koncert.

“Harry, njeriu më i mjerë që ka parë ndonjëherë një koncert të Beyoncé”, shkroi një përdorues në X. “Është qartësisht në humor të keq dhe nuk i intereson kush e sheh”, tha një tjetër ndjekës.

Por pati edhe nga ata që mund ta kuptonin parehatinë që shprehte Harry gjatë orëve të koncertit. Një ndjekës e krahasoi princin me “çdo të dashur/burrë tjetër që do të  ishte detyruar të shkonte në një koncert të Beyonce“.

Muajin e kaluar, Markle shkoi në një nga ndalesat e turit të Taylor Swift “Eras Tour” pa burrin e saj, pasi Harry ishte në Tokio për një udhëtim pune.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA