Regjistrime të reja zbulojnë ç’mendonte vërtet Princeshë Diana për martesën me Charles (fotot)

02/09/2023 17:41

Regjistrime audio të padëgjuara më parë të princeshës së Uellsit Diana janë publikuar nga mediat, të cilat zbulojnë të tjera të vërteta nga jeta dhe martesa e saj tragjike.

Disa nga mendimet e më intime te princeshës popullore ishin regjistruar 30 vjet më parë në një bisedë me mikun e ngushtë James Colthurst.

Më vonë princesha besohet se ia dha fshehtësisht regjistrimet, autorit dhe biografit Andrew Morton në vitet 1990-të.

Autori përdori regjistrimet audio për të shkruar librin e tij të famshëm “Diana: Historia e saj e vërtetë”.

Disa pjesë të regjistrimeve janë zotëruar nga rrjeti amerikan ABC, duke u publikuar disa ditë pas përvjetorit të 26-të të vdekjes.

Në regjistrimet me të cilat do të realizohet një dokumentar, Diana mes të tjerave jep dhe opinionin e saj për martesën me princin, tashmë mbretin anglez Charles.

Teksa diskuton për martesën e saj me Charles në korrik 1981, ajo në një moment e përshkruan si “qesharake”.

Në një pjesë ajo thotë: “Unë isha rritur tashmë. Ja ku isha unë Diana, mësuesja e kopshtit që po martohesha me princin, kjo ishte gjithçka qesharake”.

Në regjistrime zbulohet marrëdhënia e saj e trazuar me njerkën Raine Spencer, e cila ishte martuar me babanë e Dianës, John në vitin 1976, pasi nëna e saj Frances e kishte braktisur.

Ndërsa duke kujtuar atë që ndodhi kur lindi Princi Harry, Diana thotë: “Burri im nuk më fliste, pothuaj se nuk më fliste fare”.

“Sepse në pagëzimin e Harry, Charles shkoi me mamaja (Diana) dhe i tha: ‘E ke parasysh, jemi të zhgënjyer, ne mendonim se do të ishte vajzë’”.

“Kurse mamaja tundi kokën me refuzim dhe ia ktheu: ‘Ti nuk e kupton sa me fat je që ke një fëmijë normal”.

“Prej asaj dite u mbyll një qepen mes nesh, dhe dikush tjetër fliste për të kthyer përgjigje në vend të tij”.

Diana pranon më tej me një ndershmëri brutale sjelljen ndaj Konteshës Spencer pas vdekjes së babait të saj John në 1992.

Ajo dëgjohet në regjistrim që thotë: “Isha shumë e nevrikosur dhe ia thashë, ‘Të urrej kaq shumë, sikur ta dije sa të urrej për atë që ke bërë”.

“E shkatërrove shtëpinë time, shpenzove paratë e babait tim. Unë ia thashë të gjitha por Raine tha se kjo vinte nga ajo që kishte bërë nëna ime”.

“Unë ia ktheva: ‘Dhimbje, Raine? Kjo është një fjalë që ti as mund ta kuptosh.”

Rrjedhimisht Raine u largua nga selia e familjes në Althorp prej marrëdhënies së tensionuar që kishte me Charles e Diana.

Diana dhe vëllezërit e saj raportohet se e quanin njerkën e tyre ‘Raine acidi’.

Rreth shtatë orë audio ishin regjistruar në total nga Diana në kohën që ishte e martuar me Princin Charles.

Princeshë Diana u vra në një aksident të dyshimtë automobilistik në një tunel të Parisit më 31 gusht 1997, teksa raportohej se ndiqej nga paparacët e gazetave.

Një dokumentar mbi çështjen pritet të publikohet në fillim të vitit që vjen nga Disney+.

FOTO GALERI
2/3
Në regjistrime zbulohet marrëdhënia e saj e trazuar me njerkën Raine Spencer, e cila ishte martuar me babanë e Dianës, John në vitin 1976

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA