Sezoni i ri në Top Channel premton t’ju mbërthejë pas ekranit me prodhimet e veta origjinale, risitë dhe ritmin e pashoq të transmetimeve të drejtpërdrejta.

Java e parë e sezonit fillon me Wake Up nga e hëna në të premten, programi ku zgjimi shoqërohet me humor, muzikë e biseda të paqme.

Shqipëria Live, një program i përditshëm edhe ky, që sjell Shqipërinë në shtëpitë tuaja me aktualitetin e historisë njerëzore.

Fillon transmetimin Top Talk me prova, dëshmi, dhe çështje të temave të ditës.

Pasditet tuaja do t’i kaloni me “Ftesë në 5′ me personazh të momentit, histori njerëzore dhe aktualitet.

Fiks Fare , programi i parë investigativ në median shqiptare prej shumë vitesh pasqyron realitetin tuaj.

Debati politik do të vijë si gjithmonë në Top Story , të gjithë publikut. Një program që është vërtetuar sikurse është, dhe politika e shërbimit jashtë koltuqeve të privilegjit të pushtetit. Të hënën dhe të enjten në orën 21:00, si dhe të mërkurën në orën 22:00 me autore dhe drejtuese Grida Duma.

Procesi Sportiv fton të gjithë sportdashësit për të ndjekur të papriturat, komentet dhe reagimet, rreth sportit më të bukur në botë, por edhe sporteve të tjera.

Mërkura “prime time” është për Inside Story . Dokumente investigative me hetime të thelluara rreth ngjarjeve të caktuara.

E shtuna premton argëtim dhe art për të gjithë ju. Artkand sjell sërish artet e bukura pranë jush, tashmë i konsoliduar pas qindra ankandeve që prej artit bashkëkohor, modern, impresionist e deri tek mjeshtrat e vjetër.

Po të shtunave Hipokrati , mbi jetën tonë, programi i mjekëve dhe risitë e njerëzve.

“Punë pa Teka” është cikli i raportimit të gjithëpërfshirës për të treguar sekretet e profesioneve të ndryshme.

“Se luan Topi” vijon t’ju shoqërojë me rrëfimet emocionale të personazheve të njohura që sjellin jetën e tire me ca të pathëna.

Cikli i dokumentareve Gjurmë Shqiptare të shtunën mbrëma do të tregojë një Shqipëri të fshehur, historitë e përhumbura dhe të vërteta të paharruara ndër vite.

E diela e takon “Vitrinës së Librit” me përzgjedhjen e titujve më interesantë dhe intervistave kushtuar atyre si dhe ciklit të raportimit Exclusive si thellim i aktualitetit, historisë, kulturës dhe sportit.

Java e dytë e shtatorit shton programet për ju edhe me programin e përditshëm “Në shtëpinë tonë ” i rikonceptuar me një skenografi moderne dhe me kryefjalë jetesën e mirë, konsumatorin dhe recetat e shijshme.

Ndërkohë që programimi i larmishëm vetëm zgjerohet.

Qëndron me Top Channel edhe për serialet, filmat artistikë, dokumentarët, koncertet dhe show-t ekskluzive.

Sezoni i ri sapo ka filluar.

Top Channel