Modelja vdes pas kirurgjisë së dështuar estetike në të pasme, me doktorin e kontestuar brazilian (fotot)

02/09/2023 16:13
Si pasojë e ilaçeve të marra prej kirurgjive Silvina kishte krijuar sëmundje auto-imunitare.

Ish-aktorja e modelja Silvina Luna, 43 vjeçe, ka humbur jetën pasi doktorët fiken makinerinë që e mbante gjallë duke thënë se nuk mund të bënin dot asgjë për ta shpëtuar.

Disa kohë më parë ajo kishte kryer një kirurgji estetike në të pasme, nga një doktor që raportohet se ishte me probleme për aktivitetin e tij.

Modelja argjentinase që është 43 vjeçe kur vdiq, kreu ndërhyrjen estetike në Brazil, që sipas avokatëve të saj kishte dështuar, duke i sjellë gjendjen e pashpresë shëndetësore.

Ish-aktorja u prek nga një infeksioni rëndë në veshka e mëlçi që rezultoi fatal. Gruaja qëndroi gati tre muaj në spital nga komplikacionet e ndërhyrjes së vitit 2011.

Vëllai i saj Ezequiel Luna, dha miratimin për fikjen e aparateve që e mbanin në jetë kur u bë e qartë se nuk mund të rikuperohej.

Ndërhyrja e gruas fatkeqe ishte bërë nga kirurgu Anïbal Lotocki, i cili ishte që atëherë nën hetime për aktivitetin e tij kirurgjik estetik.

Disa javë më herët prezantuesja televizive Mariana Caprarola kishte vdekur nga komplikacionet e një ndërhyrjeje astetike në të pasme në 2010 gjithashtu të kryer nga Dr Lotocki, shkruajnë mediat vendase.

Vetëm vitin e kaluar ai u dënua me katër vjet burgim pas padisë së ngritur nga Silvina kur ajo ishte në spital, dhe tre gra të tjera.

Ai aktualisht nuk gjendet në burg pasi ka apeluar vendimin dhe akuzat.

Sipas raportimeve, gjatë ndërhyrjes te Silvina, ai kishte përdorur lëngun mbushës të njohur si polimetil-metakrilat, që është i ndaluar në Argjentinë. Substanca plastike transparente përdoret për të zëvendësuar xhamin në automjete dhe panele industriale.

Problemet e Silvina nisën fillimisht në 2015 kur asaj nisën t’i shfaqeshin gurë në veshka dhe u diagnostikua me mos-mjaftueshmëri renale, duke u vendosur në regjim dialize në pritje të një transplanti veshkash.

Në 2016, ajo u vendos në Miami ku doktori argjentinas Critsitan Pérez, hoqi substancën e rrezikshme nga të pasmet e saj, por si pasojë e ilaçeve të marra prej kirurgjive ajo kishte krijuar sëmundje auto-imunitare.

Ajo nuk arriti të gjendje transplantin e veshkës dhe gjendja u përkeqësua, ndërsa nuk reagonte më ndaj mjekimeve.

Prokurorët e Buenos Aires thonë se vijojnë hetimet mbi vdekjen e Silvina.

FOTO GALERI
2/4
Modelja argjentinase që është 43 vjeçe kur vdiq, kreu ndërhyrjen estetike në Brazil

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA