Ky iluzion optik mund të zbulojë sesa observues jeni në një periudhë prej 20 sekondash.
Një person me shikim të përkryer mund të dallojë kalin e fshehur mes xhirafave, strucëve dhe zebrave, por mprehtësia e shikimit varet nga koha që ju nevojitet për këtë.
Në imazh shihen disa kafshë që qëndrojnë së bashku në natyrë.
Kali në foto duket se tenton të përzihet natyrshëm me kafshët e tjera me tipare të ngjashme si p.sh. zebrat, duke e bërë të vështirë për ta dalluar.
Studimet tregojnë se njerëzit që sfidohen me këto iluzione optike kanë përmirësime në përqendrimin e tyre, vëmendjen dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve.
Megjithse sytë tuaj mund të tërhiqen nga xhirafa qafegjatë si kafsha më e madhe në pamje, kjo është vetëm një tërheqje vëmendje për ta vështirësuar detyrën, thonë autorët.
Nëse ende nuk e dalloni kalin e fshehur, klikoni fotografitë për përgjigjen.
Nëse e shijuat këtë sfidë, mund të gjeni të tjera, ndoshta edhe më impenjative në galerinë e mëposhtme…
Top Channel