Zhduket turistja gjatë zhytjes turistike në Detin e Kuq, bashkëshorti del pa ndjenja në sipërfaqe në Egjipt (fotot)

29/08/2023 16:18

Nëna e një fëmije është zhdukur gjatë një zhytjeje turistike 120m të thellë në një rezort të Egjiptit kurse bashkëshorti i saj kishte dalë pa ndjenja në sipërfaqe, raportohet së fundmi nga vendi.

44 vjeçarja Kristina Osipova, ka humbur teksa vizitonte shpellat nënujore të detit të Kuq me bashkëshortin e saj Juri Osipova.

Çifti ishin në një udhëtim turistik disa ditor kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Yuri kishte arritur të dalë pa ndjenja në sipërfaqe ndërsa nuk kishte shenja të bashkëshortes së tij që besohet se kishte vijuar zhytjen përtej thellësive të lejuara ndërkombëtarisht, shkruan rrjeti britanik TheSun.

41-vjeçari tha më vonë se kishte ndaluar zhytjen e tij pasi nuk po ndjehej mirë por e shoqja kishte vijuar të eksploronte guvat nënujore.

Një operacion kërkimi po zhvillohet për gruan në zonën ujore, por me kalimin e kohës shpresat për ta gjetur të gjallë po tkurren. Bashkëshorti i saj po merr pjesë në kërkime.

Zyrtari i konsullatës ruse Alexei Zhilyaev tha: “Pas daljes së bashkëshortit, aparatet tregonin për një zhytje rreth 130 metra, që është dhe momenti kur të dy kanë humbur ndjenjat”.

Zyrtari i anijes së ndihmës, Mustafa Nabil tha për mediat vendase se trupi i gruas mund të mos gjendet nëse merret nga rrymat nënujore.

Çifti ishin në një grup prej nëntë turistësh që po zhyteshin në shpellat nënujore me thellësi rreth 40 metra në ishullin Giftun, pranë rezortit egjiptian të Hurghada.

Mes kërkuesve është dhe një zhytës që ka thyer rekorde por ende nuk janë gjetur shenja të gruas.

Çifti nga Shën Petersburg, besohet se janë zhytës me eksperiencë.

Shpellat nënujore të mbushura me korale, janë një nga atraksionet kryesore të ishullit  Giftun.

FOTO GALERI
3/5
41-vjeçari tha më vonë se kishte ndaluar zhytjen e tij pasi nuk po ndjehej mirë por e shoqja kishte vijuar të eksploronte guvat nënujore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA