Varreza të çuditshme me qindra makina elektrike po shfaqen në Kinë, ku mjetet në dukje të reja lihen për t’u kalbur.
Pamjet tronditëse tregojnë dhjetra rreshta me mjetet identike që janë grumbulluar në qytetin e Hangzhou.
Raportimet thonë se varrezat e automjeteve elektrike kanë nisur të shihen që prej vitit 2019 në 7-8 qytete të mëdha kineze, ku makinat po mbulohen tashmë nga bimësia.
Nuk duhet sesa të vjetra janë mjetet por shihet që janë thuajse të gjitha të bardha, me disa në ngjyrë argjendi ose blu.
Kjo vjen ndoshta prej faktit se klientët kinezë preferojnë ngjyrat e çelura për makinat elektrike si dhe sepse ato preferohen në aplikacionet e makinave me qera.
Falimentimi i kompanive të makinave me pagesë mund të jetë një nga shpjegimet, teksa rrjeti Bloomberd raporton se tashmë kanë mbetur vetëm rreth 100 prodhues makinash elektrike në Kinë, nga rreth 500 që ishin regjistruar në 2019, shkruan e përditshmja TheSun.
Qindra kompani të automjeteve ‘të përbashkëta’ ose me qera ishin krijuar në vend dekadën e fundit, të nxitura nga subvencionet qeveritare.
Por me përfundimin e skemës ato kanë flakur tashmë flotën e automjeteve të tyre.
Një tjetër hipotezë është prodhimi modeleve të moderne që vijon pandalur nga kompanitë, qe me sa duke e kanë më të leverdishme të flakin modelet e vjetra sesa t’i shesin ne tregun e mjeteve të përdorura.
Rreth 200 makina të bardha shihen të parkuara në fushë, që duket se janë prodhuar nga kompania kineze Chongqing Changan Automobile, që përdoreshin nga kompania e shpërndarjes Didi Chuxing.
Situata duket se është e ngjashme me skemën e biçikletave publike me pagesë që nisi në Kinë në 2018, që më pas solli braktisjen e mijëra prej tyre në të gjithë Kinën.
Top Channel