Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga shërbimet që po ofrohen në sistemin digjital të Kadastrës.
Sipas kryeministrit, Kadastra on line punon pa probleme, ndërsa nga ana tjetër, nuk punon sistemi i vjetër me “sekserë, influenca të llojllojshme, buburreca e minj brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista”.
“Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës…
Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për rryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sekëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit
Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin“, shkruan Rama.
Që prej muajit korrik, shërbimet e Kadastrës kanë kaluar të gjitha on line.
Top Channel