Çifti i njohur dhe i dashur i publikut, Dj PM dhe Sarah Berisha, janë duke shijuar disa ditë pushimi.
Ata kanë zgjedhur Greqinë, në një qytet të vogël turistik, Parga.
Sarah, duke qenë një influencere e ndjekur në Instagram, poston shpesh herë momente se si dyshja janë duke i kaluar pushimet në plazh.
Ata shpesh bëjnë shaka duke thënë se e acarojnë shpesh njëri-tjetrin.
Ndërkohë Dj PM, Pajtim Krasniqi (emri i vërtetë), më në fund po shijon disa ditë pushime pas punës dhe koncerteve të shumta në Shqipëri dhe Kosovë.
Çifti u njoh në edicionin e parë të Big Brother Vip, ku krijuan një lidhje romantike, dhe ndanë me publikun mjaft momente të bukura, duke bërë që shikuesit të ktheheshin në fansat e tyre.
PM hyri në reality shoë-n me mikun e tij më të mirë Dj Dagz, i cili gjithashtu krijoi një lidhje dashurie me Einxhel Shkirën, moderatoren me të cilën ka edhe një fëmijë.
Top Channel