Vinin baste sportive online në Tiranë, në pranga katër persona, sekuestrohen katër celularë

27/08/2023 14:03

Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi nëpërmjet celularëve të tyre vinin baste sportive.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Game over 7”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. S., F. B., J. O., dhe K. T., të katërt banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në Komunën e Parisit, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA