Lideri bjellorus thotë se ‘nuk e imagjinon dot’ që Putin të ketë vrarë Prigozhin (fotot)

26/08/2023 18:36

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha sot se “nuk mund të imagjinojë” që Putin të jetë i përfshirë në vdekjen e krye-mercenarit Yevgeny Prigozhin, i cili besohet se vdiq në një aksident ajror.

Lukashenko shtoi se Putin është një person “që llogarit me ngadalë e qetësi dhe jep vendime për gjëra më pak të komplikuara”.

Prigozhin i ishte ofruar amnistia në Bjellorusi pas një rebelimi të dështuar kundër Moskës kësaj vere, që raportohet se u mbyll me ndërmjetësimin e Bjellorusisë.

“Kjo që ndodhi mua më duket një punë e rrëmujshme, jo-profesionale”, citohej të kishte thënë Lukashenko nga mediat vendase, teksa shpjegonte përse nuk mund të ishte Putin orkestruesi i vrasjes.

Lukashenko është në pushtet prej më shumë se dy dekadash dhe është një aleat i Putin, si dhe mbështetës i sulmit të Moskës ndaj Ukrainës.

Ai shtonte se nuk është përgjegjës për sigurinë e Prigozhin dhe kishte paralajmëruar më parë se jeta e tij mund të ishte në rrezik.

Agjencia Belta citonte liderin të thoshte:

“Unë i thashë atij: ‘Zhen, a e kupton se nëse vret njerëz do të vdesësh dhe vetë?'” tha Lukashenko duke përdorur emrin e shkurtër të Prigozhin, sipas agjencisë Belta.

Ai sugjeronte më tej se luftëtarëve të Wagner u ishte ofruar ekzil në vendin e tij dhe vijojnë të vijnë, teksa kanë arritur në disa mijëra deri tani, sipas raportimeve.

FOTO GALERI
1/3
Lukashenko shtoi se Putin është një person "që llogarit me ngadalë e qetësi dhe jep vendime për gjëra më pak të komplikuara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA