Sado që shumë gjëra në botë mund të duken mistike apo të komplikuara, në fund fare ka një shpjegim të thjeshtë logjik për secilën prej tyre, dhe kjo vlen edhe për trekëndëshin misterioz të Bermudës.
Prej gjeneratash Trekëndëshi i Bermudës ka habitur audiencat me ngjarjet e raportuara, por një ekspert ka shpjeguar së fundmi se përse anijet apo dhe avionët zhduken kur kalojnë aty.
Zona e oqeanit Atlantik pranë Bermudës është vendi i zhdukjes së shumë anijeve, çka ka bërë të lindin shumë teori mistike për arsyet e ngjarjeve të pazakonta.
Mes ideve të komplikuara janë ato të vorbullave të mëdha të ujit të shkëmbinjve të fshehur apo fenomeneve të pashpjeguara.
Nick Hutchings, gjeolog minerar, shpjegon në një dokumentar të Channel 5 se “Bermuda është në fakt një mal i mbuluar nga deti, dhe më parë ka qenë një vullkan”.
“30 milionë vjet më parë ai ka qenë një vullkan që dilte mbi sipërfaqen e tokës”, nis teorinë e tij ekstavagante eksperti.
“Në mostrat e marra nga zona gjejmë shumë magnetite, që është minerali më magnetik i tokës”.
Hutchins shtonte: “Mund të imagjinoni se detaret e vjetër që lundronin në Bermuda mund të humbisnin orientimin nga kjo forcë magnetike”.
Ndërsa shërbimi oqeanik në SHBA tregohej më i tërthortë teksa në 2010 shkruante: “Oqeani ka qenë gjithnjë një vend misterioz për njerëzit, qoftë prej motit të paparashikueshëm apo mjeteve të lundrimit, gjithmonë mund të shkatojë tragjedi. Kjo është e vërtetë në të gjithë botën. Por nuk ka prova se në trekëndëshin e Bermudës zhduken më shumë anije sesa në tjera zona të mëdha të udhëtuara të oqeaneve.”
Top Channel