Kur kërkojmë frymëzim për t’u dukur “vintage”, një nga zgjedhjet tona të para në botën e showbiz-it modern është sigurisht Lady Gaga.

Këngëtarja dhe aktorja 37-vjeçare nuk zhgënjeu as këtë herë, pasi në një sërë postimesh nga provat në Las Vegas na ofroi një look të ri elegant, kryesisht të zi, me një fustan, taka të larta, dhe sigurisht, buzëkuq i kuq.

Por aksesori që na intereson veçanërisht këtë sezon, si gjatë gjithë vitit, janë syzet e saj të diellit formë mace, të cilat automatikisht i japin shkëlqim të viteve ’60 çdo pamjeje, edhe nëse pjesa tjetër e elementeve të saj janë më të thjeshta.

Ajo që ra më shumë në sy është një foto, ku ylli botëror thuajse nuk njihet, pasi duket tepër e re në moshë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga)

Është e qartë se stili i saj i shërbeu qëllimeve të shfaqjes për të cilën udhëtoi në Las Vegas, koncertit të saj “Lady Gaga: Jazz & Piano”, ku ajo do të performonte pjesët e saj, si dhe klasikët.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA