Turisti ‘fluturon në ajër’ teksa donte të pinte nga shatërvani më i lartë i botës (fotot)

24/08/2023 17:31

Shatërvani Jet d’Eau në Zvicër lëshon 500 litra ujë në sekondë me një shpejtësi prej rreth 150 km në orë, një forcë kjo që u provua nga një vizitor që shkeli rregullat vuri veten në rrugën e rrezikut.

Vizitori raportohet se ishte ngritur “disa metra në ajër” pasi kishte tentuar “të puthte” shatërvarnin e fuqishëm, por të ndaluar në Gjenevë.

I riu i paemëruar që raportohet se ishte në të 20-at, kishte kaluar barrierat ndarëse Jet d’Eau mbrëmjen e të hënës.

Shatërvani është një nga atraksionet kryesore të qytetit dhe është i ndriçuar natën.

Ai vendosi më tej fytyrën e tij te rrjedha e ujit dhe tentoi të “përqafonte” kollonën e trashë të ujit, por u katapultua në ajër prej saj dhe më pas ra përsëri në ujin e liqenit.

Pasi e kishte marrë veten, burri ishte hedhur për të bërë panjë në liqenin e Gjenevës por aventura e tij soli shqetësim te dëshmitarët që njoftuan policinë.

Jet d’Eau është një atraksioni njohur prej 130 vjetësh pasi është shatërvani më i lartë në botë.

Një dëshmitar tha: “Oficerët erdhën dhe urdhëruan mbylljen e  Jet d’Eau që ta merrnin personin.”

I riu capken ishte vendosur në një barkë dhe më pas dërguar në spitalin e Gjenevës, tha zëdhënësja e policisë Aline Dard, ndërsa shtonte se gjendja e tij aktuale është e paditur.

FOTO GALERI
2/3
Ai vendosi më tej fytyrën e tij te rrjedha e ujit dhe tentoi të “përqafonte” kollonën e trashë të ujit, por u katapultua në ajër

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA