Kishin përshtatur një lokal për të luajtur “Poker”, procedohen penalisht dy persona në Himarë

23/08/2023 16:21

Dy persona janë proceduar penalisht në Himarë, pasi kishin përshtatur një lokal për organizimin e lojës “Poker”.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se gjatë një operacioni kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.janë proceduar penalisht janë pronari dhe administratori i lokalit, Q. Dh., 65 vjeç dhe M. K., 51 vjeç, të dy banues në Himarë.

Policia ka mundur të sekuestrojë një tavolinë për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera, letra e çipsa, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë dhe për 5 shtetas të tjerë që u kapën duke luajtur në këtë lokal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA