Prokurorja e Gjykatës së Lartë, Georgia Adelini, kërkon hetim të dyfishtë të zjarreve në  Aleksandropolis si për ekzistencën e ndonjë veprimtarie kriminale të organizuar nga zjarrvënësve, ashtu edhe për dhunën ndaj emigrantëve.

Ditët e fundit po qarkullon nga anët e ndryshme dhe kryesisht nga qarqet e ekstremit të djathtë se përgjegjës për zjarret janë emigrantët dhe azilkërkuesit që kalojnë kufirin, duke krijuar një klimë shumë negative ndaj tyre. Nuk është, për fat të keq, rastësi që ka pasur shumë komente raciste për tragjedinë me 18 emigrantët e djegur, mes tyre edhe dy fëmijë ashtu si dhe ngjarja e fundit ku një shqiptar rrëmbeu 25 emigrantë të paligjshëm nëpër pyjet e Aleksandropolit, për të cilët thoshte se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë vendin.

 Mediat greke kanë zbardhur urdhrin e prokurorit të Gjykatës së Lartë ku si më poshtë thuhet:

“Ndërsa zjarri tërbohet në vend në kushtet e motit të pafavorshëm, me shpërthime që ndodhin njëkohësisht në shumë zona, kontrolli i tyre bëhet jashtëzakonisht i vështirë, pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore që po bëhen, shkakton trishtim që shumë njerëz u gjetën të djegur në pyllin e Dadia, emigrantë, ndoshta viktima të trafikantëve të paligjshëm.

Në të njëjtën kohë, shqetësuese janë disa dukuri të dhunës raciste ndaj emigrantëve, si ai i përshkruar në raportet e bashkangjitura, ku një banor i Aleksandropolit mbylli refugjatët e stivosur si sardele, “25 copë”, siç thotë ai, në trailerin e automjetit të tij, ndërsa publikoi një video me veprimet e tij të paligjshme, në të cilën dëgjohet, në një lajthitje raciste dhune, akuzat ndaj emigrantëve se ata “na djegin” dhe nxit njëkohësisht dhe të tjerët në masakër raciste, duke u bërë thirrje që të organizohen dhe ta imitojnë atë.

Më poshtë prokurorja Georgia Adelini i kërkon Gjykatës së Shkallës së Parë të Aleksandoupolit që të hetojë për shkaqet e zjarreve shkatërruese për jetën e njerëzve, pasurinë pyjore kombëtare, pronën etj, të ndodhura në Aleksandoupoli dhe të hetojë për nxitjen e dhunës, grabitje e kryer ose e mbetur në tentative ndaj emigrantëve.

Top Channel