Kultivonin kanabis në Krujë, gjendet në një banesë një arsenal armësh dhe 5.2 kg lëndë narkotike

22/08/2023 10:10

Një person është vënë në pranga dhe tre të tjera janë shpallur në kërkim për kultivim të kanabist në fshatin Shkretë.

Në kuadër të operacionit “Mali i kuq”, u bë arrestimi i shtetasit M. S., banues në fshatin Shkretë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit S. S., 22 vjeç, A. S., 20 vjeç dhe A. S., 41 vjeç, të tre banues në fshatin Shkretë.

Këta shtetas kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Shkretë, në afërsi të banesës së shtetasit M. S. Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash dhe 5.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të kultivimit të 320 bimëve narkotike, të gjetura dhe të asgjësuara më parë nga Policia.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA