Këngëtarja me origjinë shqiptare, Enisa Nikaj, ka pësuar një aksident të rëndë me makinë në Mal të Zi që mund të kishte rezultuar fatal.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo pohoi se fatmirësisht gëzon shëndet të plotë dhe ngjarja solli vetëm dëme materiale. Duke postuar disa foto nga aksidenti, ajo shkruajti në mbishkrimin e tyre: “Mund të kisha vdekur, por unë jam ende këtu. Zoti është i madh. (Një makinë me shpejtësi të madhe u përplas me ne.)”

Ylli postoi një InstaStory duke shkruar se Airbag-u i shpëtoi jetën asaj.

Shumcia e komentuesve i uruan një shërim të shpejtë këngëtares dhe ishin të tmerruar nga kjo ngjarje. Disa të tjerë u shprehën me komente negative.

Enisa nuk hezitoi t’i jepte një përgjigje, e cila u shpreh si më poshtë: “Unë postova 2 fotot që bëri kushëriri im, njërën prej meje që as nuk e dija se e kishte bërë. E kam postuar që fansat e mi të dinë se ka ndodhur një aksident traumatik. Unë nuk postova të dy anët e makinës, ne u goditëm dy herë. Makina tjetër që na goditi ishte në shpejtësi totale. Nuk më bëri një foto në ambulancë, me mua të pavetëdijshme në dyshemenë e spitalit, me një mbajtëse për qafën dhe unë duke u shtyrë në një karrige me rrota. Nuk ia uroj këtë përvojë armikut tim më të keq. Pra, shikoni se çfarë thoni kur nuk dini asgjë.”

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA