Transportonte me kamion dru për zjarr të prerë në mënyrë të paligjshme, ndiqet penalisht 46-vjeçari
16/08/2023 15:47
Një 46-vjeçar me inicialet B. P. është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit, pasi transportonte me kamion, dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.
Si rezultat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. P., 46 vjeç, banues në fshatin Shtyllë, Korçë, i cili u kap në fshatin Gjergjevicë, duke transportuar me automjetin kamion tip “Benz”, 16 m³ dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.
Sasia e druve prej 16 m³ dhe automjeti, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel