
Transfertat përmes kanaleve elektronike po kryesojnë strukturën e pagesave bankare për këtë vit.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, nga rreth 3.3 milionë transferta kreditimi të kryera nga klientët e sektorit bankar, 56% e tyre ose rreth 1.85 milionë veprime në total u kryen nëpërmjet shërbimeve të internet banking dhe mobile banking.
Mënyrë veprimi kjo që eviton paraqitjen e klientëve pranë sporteleve të bankës. Të dhënat tregojnë se krahasuar me tremujorin e parë ku pesha e këtyre veprimeve ishte 33%, në tremujorin e dytë të këtij vitit pati një rritje të lehtë me 2% më shumë.
Zhvendosja e veprimeve bankare drejt kanaleve elektronike cilësohet si një hap pozitiv pasi eviton radhët e gjata të pritjes pranë sporteleve.
Por nga ana tjetër transfertat elektronike kanë dhe disa benefite kur bëhet fjalë për shuma të mëdha parash pasi komisionet janë 50% më të lira krahasuar me ato që mund të kryhen pranë sporteleve.
Top Channel