Një bidon me benzinë ka shpërthyer në skafin ku po lundronin disa pushues nga Kosova.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në zonën e Drimadhës, Himarë, në skafin e një kompanie turistike, që sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar.
Shpërthimi dyshohet se ndodhi si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë, ndërsa bidon mbante 28 litra benzinë.
Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, 32-vjeçari N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas policisë të pestë këta persona kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri, të mjetit turistik.
Top Channel