Fotot Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Papër, ku automjeti që drejtohej nga 26-vjeçari O. S., është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga shtetasi Sh. P., 58 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel