Shumë të rinj janë të fiksuar pas palestrës dhe llojeve të reja të dietave si dieta Keto apo dieta FAD etj.
Por, këta njerëz kanë shumë pak njohuri nëse këto dieta rekomandohen për trupin e tyre. Ata më së shumti mbështeten në mediat sociale për të fituar njohuri dhe shumicën e rasteve nuk kanë asnjë provë shkencore. Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm sepse disa nga këto dieta mund të kenë pasoja negative për shëndetin tuaj.
Dietë me kalori të ulët
Mjekët nuk rekomandojnë kurrë që njerëzit të ndalojnë konsumimin e kalorive. Gjëja kryesore është të ndiqni një dietë të ekuilibruar. Por, disa njerëz duke u përpjekur të humbasin peshë, kalojnë në ekstremitet, ku në mënyrë të pashmangshme humbasin dhe lëndët ushqyese të mira. Një dietë jashtëzakonisht e ulët me kalori mund të çojë në imunitet të ulët, humbje të muskujve, mangësi dhe dëmtim të organeve.
Dietë detoksike
Dietat detoksike janë efektive vetëm nëse ndiqen nën mbikëqyrjen e një specialisti. Shumë dieta të tilla nuk kanë prova shkencore. Nëse nuk jeni vetë ekspert, mos vendosni me mendjen tuaj se çfarë diete detoksike duhet të ndiqni.
Dieta Keto
Kjo dietë është shumë e ndërlikuar nëse nuk mbahet siç duhet dhe vetëm nën drejtimin e një specialisti. Përndryshe mund të çojë në mangësi të lëndëve ushqyese, çekuilibër elektrolitesh dhe dëmtim të mundshëm të organeve vitale si mëlçia dhe veshkat.
Dieta FAD
Dietat FAD janë bërë shumë të njohura këto ditë. Por, ato nuk mbështeten siç duhet nga shkenca dhe nuk janë të qëndrueshme. Ato mund t’ju japin rezultate të shpejta, por pasojat afatgjata mund të jenë shumë të këqija. Një nga pasojat kryesore të ndjekjes së një diete FAD është kequshqyerja dhe mund t’ju vrasë.
Marrja e suplementeve
Suplementet rekomandohen në mënyrë ideale nga mjekët për njerëzit që vuajnë nga kequshqyerja. Përpara se të shkoni në një farmaci për t’i marrë ato, sigurohuni që të keni një recetë nga një ekspert. Marrja e tepërt e suplementeve mund të ndikojë në trupin tuaj, gjumin tuaj dhe gjithashtu energjinë.
Top Channel