Personi në foto është Dritan Manjani, 26-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmë nga një person i identifikuar si Dorjan Dema.

Ende nuk dihet sesi kanë nisur sherret e hershme mes viktimës dhe autorit, ndërsa mbrëmë ngjarja ndodhi pasi janë takuar në një lokal në Bulqizë.

Dëshmitarët kanë treguar se viktima u largua nga lokali drejt banesës, ndërsa autori erdhi dhe i thirri rreth orës 22:00. Viktima në ato momente ka qenë duke konsumuar darkën dhe sapo ka dalë jashtë, është goditur me thikë dhe është transportuar në spital, por nuk mundi dot t’i shpëtojë plagëve të marra.

Autori 30-vjeçar Dorjan Mema është arrestuar nga policia.

Top Channel