Kevin De Bruyne bën me dhimbje kokë Pep Guardiolën.
“Ylli” i Manchester City u dëmtua në javën e parë të sezonit të ri në Premier League.
Belgu pësoi një tërheqje muskulore në duelin e fituar 0-3 ndaj Burnley dhe u detyrua të braktiste ndeshjen në mesin e pjesës së parë.
“Është një dëmtim i rëndë. Duhet të vendosim nëse Kevin do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale apo jo…
Vendimi final do të merret në ditët e ardhshme, teksa lojtari pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 3-4 muaj”, u shpreh Pep Guardiola.
Në prononcimin përpara finales së Superkupës së Europës kundër Sevillas. Që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje (21:00) në Pire, stadiumin e Olympiacosit.
Dëmtimi i De Bruyne pritet të shtyjë drejtuesit e Manchester City të mbyllin operacionin e blerjes së brazilianit Lucas Paqueta nga West Hami./ supersport
Top Channel