
22/02 19:47
Filip Kostic nuk është më i pashitshëm në Torino dhe lojtari mund të largohet nga Juventus.
Ish-sulmuesi i Eintracht Frankfurt 30-vjeçar mund të largohet nga Serie A vetëm pas një viti, me lojtarin që po shqyrton disa oferta që kanë ardhur në drejtim të tij.
Ai nuk zhgënjeu sezonin e kaluar, por “bardhezinjtë” janë gati të vlerësojnë ofertat, ndërsa për momentin Nottingham Forest ka shfaqur interes për lojtarin.
Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë bërë me dije se lojtari mund largohet vetëm nëse vjen oferta e duhur, me italianët që e vlerësojnë sulmuesin rreth 20 milionë euro.
Top Channel