Pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për mosndryshim të çmimit të energjisë për Furrat e bukës dhe ato të prodhimit të miellit, ka reaguar shoqata e prodhuesve e cila thekson se situata për këtë problematikë është ndryshe.
Ata thotë se nga ERE, janë ndryshuar kushtet për vendosjen e dy sahateve që janë të pamundur të plotësohen.
Në shkresën e depozituar pak kohë më parë shoqata propozonte që subjektet që tregtojnë vetëm bukë, çmimi i energjisë të jetë 7.6 lekë për KW vetëm nëse këto biznese do të kishin licencë më vete, pajisje të destinuara vetëm për prodhim buke dhe të shisnin vetëm këtë produkt.
Ndërkohë për subjektet që tregtojnë edhe produkte të tjera pastiçerie apo brumi, çmimi 9.5 lekë për KW t’u faturohet nëse në ambientet e tyre kanë dhe pajisje të tjera ekstra veç atyre të prodhimit të bukës. Si dhe të pajisjen dhe me licencë të posaçme.
Por pavarësisht këtyre kërkesave, Enti Rregullator në vendimin e bërë publik pak ditë më parë, arsyeton se në kushtet, kur FSHU nuk ka plotësuar kriteret mbi të cilat do të mund të vlerësohen dhe të analizohen kostot e aktivitetit si dhe niveli i të ardhurave këto kërkesa nuk mund të merren parasysh.
Top Channel