Vijon trafiku në Qafë Botë, radha 3 km! Qindra automjete në pritje
13/08/2023 18:14
Radha e trafiku ka arritur në 3 kilometra në hyrje të Shqipërisë në vendkalimin kufitar të Qafë Botës, që lidh Greqinë me vendin tonë.
Kryesisht janë turistë të huaj që vijnë me tragete nga Italia ose Turqia, që zgjedhin rrugën Egnatia për të mbërritur nga vendet e Europës lindore për pushime në vendin tonë.
Radha ka nisur që në orët e mesditës ndërsa temperaturat e larta kanë vështirësuar orët e gjata në pritje të qytetarëve.
Top Channel