Pandemia i detyroi shumë profesione të punonin nga shtëpia.
Por sa hapësirë ka sot koncepti “Smartwork” dhe sa po zbatohet nga kompanitë në Shqipëri kjo mendësi e re pune.
“Nga 2019-2020 mund të them se edhe në Shqipëri koncepti I punës fleksibël apo Smartwork, ka një shtrirje shumë të gjerë dhe po kërkohet masivisht nga punëkërkuesit. Pra është një nga kërkesat që ata kanë për ato profesione apo industri që e kanë këtë lehtësi. Shërbimet që kanë qenë pararojë në këtë fushë janë ato të Teknologjisë së Informacionit, Programues, Zhvillues, Shërbimet ndaj Klientit, Marketing dhe Shitje Online, Psikologu, Shërbim Ligjor, Mjekësor etj.
Më të prirur për Smartwork, janë kryesisht kompanitë ndërkombëtare që e kanë përqafuar dhe e aplikojnë masivisht nëpër stafet e tyre, ndërkohë që kompanitë shqiptare janë me atë mendësinë e vjetër, që vetëm duke I patur njerëzit në punë, besojnë se njerëzit mund të punojnë. Por duhet ta kuptojnë që është e kundërta, jo duke patur një punonjës fizikisht përpara një komjuteri, ti I merr më të mirën atij peroni. Brezi I ri e ka kuptuar këtë dhe e kërkon dhe nëse një kompani nuk do ia ofrojë këtë atëherë ata shumë lehtë japin dorëheqjen, largohen, nuk pranojnë ofertat. Prandaj jemi këtu ku jemi që ka një kërkesë të madhe për stafe dhe stafet ndërkohë vetëm synojnë të largohen nga Shqipëria, pasi nuk po gjendjet ekuilibri mes kërkesave që ka punonjësi dhe kërkesave që ka punëdhënësi”, tha Eranda Ymerali, eksperte punësimi.
Top Channel