Kopshtet si kampe, institucionet janë të hapura gjatë gjithë verës, ndihmë për prindërit Temperaturat e larta të javëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve të prekur nga pickimet e insekteve dhe zvarranikëve në qarkun e Fierit.
Vetëm gjatë periudhës prill-qershor, në Urgjencën e Spitalit të Fierit janë paraqitur 69 raste të pickimeve apo helmimeve nga insektet dhe zvarranikët. Sipas mjekëve, rritja e temperaturave rrit edhe më shumë rrezikun që raste të tilla të shtohen.
Rastet më të shumta vijnë nga zonat rurale, kryesisht nga persona që merren me bujqësi, ndaj këshillohet përdorimi i veshjeve mbrojtëse gjatë punës në terren. Në të gjithë qarkun e Fierit, gjatë kësaj periudhe, në qendrat shëndetësore janë regjistruar mbi 160 raste, ku dominojnë pickimet nga bletët, grerëzat, merimangat dhe, më pak, nga zvarranikët. Sipas të dhënave, në Mallakastër janë regjistruar 17 raste, në Cakran 15, në Roskovec 38, në Patos 15 dhe në Lushnjë 11 raste.
Mjekët apelojnë që çdo person i pickuar nga insektet apo zvarranikët të paraqitet menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore ose të telefonojë numrin 127 të Urgjencës Kombëtare, pasi temperaturat e larta mund ta bëjnë helmin më toksik dhe të rrisin rrezikun për komplikacione shëndetësore.
Top Channel