Sekuestrohen 36 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, dhe 2 kamionët që shërbyen për t’i transportuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë patrullimeve të intensifikuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar dhe kanë goditur 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
J. M., 35 vjeç, banues në fshatin Osnat, Pogradec dhe U. B., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Osnat, u kapën duke transportuar secili me një automjet kamion tip “IFA”, nga 18 m3 dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.
Sasitë e druve dhe automjetet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel