Lista e plotë e të nominuarve në MTV Video Music Awards 2023 është publikuar këtë të martë.

Artistja Taylor Swift kryeson me nominime në tetë në kategori të ndryshme.

E nominuar  në MTV VMAs është edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Ajo lajmin e ka ndarë me fansat në rrjete sociale duke thënë se u nominua për “Bashkëpunimin më të mirë” për këngën “I’m Good” më David Guettan.

“E nominuar në VMA për bashkëpunimin më të mirë me David Guettan”, ka shkruar artistja në rrjete sociale.

Kujtojmë se ylli me origjinë nga Dibra ka qenë fituese e një çmimi MTV Video Music Awards në vitin 2019.

Top Channel