Largimi i ministrave të BDI-s së Ali Ahmetit nga qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk penguan shfaqjen në krah të njëri tjetrit, kryeministrin Edi Rama dhe homologun Dimitar Kovaçevski.

Jo për të folur për këtë krizë të re politike në vendin fqinj por për ti hapur dritën jeshile,  programit të ri kufitar  “Një ndalesë – Një kontroll”.

Të dy vendet tona fqinje janë dakortësuar për ta  “zhbërë” kufirin duke lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, me procedura shumë të thjeshtuara

Kjo do të thotë,  nëse një automjet udhëton nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë do të kontrollohet vetëm nga pala maqedonase.

E njëjtë procedurë do të ndiqet edhe për automjetet që udhëtojnë nga Shqipëria drejt territorit të Maqedonisë së Veriut.

Artan Grubi numri dy i qeverisë së Maqedonisë së Veriut e shikon këtë lehtësim kalim-kufiri,  si një hap të rëndësishëm duke theksuar se edhe me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë.

Kryeministri Edi Rama këtë shembull të mirë bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut kërkoi ta çojë edhe më përpara.

“Pa diskutim që ky është një hap i rëndësishëm, por qëllimi final është unifikimi i doganave që natyrisht do të vijë me integrimin e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, por që ne nuk kemi pse presim Bashkimin Europian për ta avancuar si ide. Ka pasur shumë skeptikë dhe përqeshës kur ne filluam këtë proces me të ashtuquajturin “mini-shengen”, pastaj me Ballkanin e Hapur dhe në ndërkohë rezultatet flasin çdo ditë e më mirë për arsyen e thjeshtë të një procesi si ky. Ta bëjmë hapësirën mes nesh një hapësirë ku ndërveprohet dhe bashkëjetohet si në BE pa pritur që të integrohemi tërësisht në Bashkimin Europian”, tha Rama.

 “Sot mundësojmë qarkullimin më të shpejtë dhe kalimin e kapitalit më shpejt. Kjo rrit, shoqërimin mes njerëzve diçka që prej një shekulli mungonte mes dy vendeve, Sot ne jemi shembull sesi duhet të jenë dy shtete fqinje. Me anë të kësaj ne lehtësojmë tregtinë e 11 kompanive. Kështu ne mundësojmë qasje më të lehtë, në porte etj. Sot shënojmë fillimin e one stop shop mes dy kalimeve kufitare por do bëhet edhe Korridori i 8, ku për 5 vite do të bëhet realitet. Për 5 vite do të kemi infrastrukturën më të mirë në Ballkan. Ky korridor mund të ketë financim në BE dhe do të mundësojë realizimin e hekurudhës”, tha Kovaçevski.

 Kryeministri Edi Rama po ashtu kërkoi  që të dyja ministritë e Brendshme do të kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku të këtij sezoni për të bërë kalimin pa kontroll, apo më  me kontroll të rastësishëm të makinave të targuara republika e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të lehtësohet edhe më shumë qarkullimi.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA